Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Vendimi është publikuar në faqen në Facebook të Sakos, dhe siç shpjegon ajo, vjen pas reagimit të madh publik dhe mediatik ndaj një prononcimi të saj në media.

Një ditë më parë, duke iu referuar tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Sako u shpreh se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima pasi mund të kishte pasur shumë më tepër.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, – lexohet në statusin e Sakos në Facebook.

Menjehere pas vendimit te saj, Këshilli Bashkiak u mblodh dhe i delegoi kompetancet e kryetarit të bashkisëzëvëndësit Zhyljen Varfajt, i cili mban postin e nënkryetarit.

Për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk mund të zhvillohen zgjedhje të reja. Kjo situatë e krijuar nga tërmeti ka gjetur pa kryebashkiak edhe Vorën, për shkak se Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra, pasi fshehu se ishte ndaluar në Greqi. Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ku ndodhen tre qarqe të vendit, drejtuesi ibashkisëështënjëndër hallkat kryesore në koordinimin e procesit për t’u ardhur në ndihmë banorëve tëprekur nga tërmeti.

Sako u zgjodh në krye të Bashkisë së Durrësit pas zgjedhjeve të fundit dhe të kontestuara të 30 qershorit.

51 vetë humbën jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, nga këta 25 vetëm në Durrës.

Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

TË FUNDIT

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER