Mbi 53 mijë qytetarë nga Kosova zgjodhën bregdetin shqiptar për të pushuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi 53 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën të pushojnë në Shqipëri që nga e premtja e deri të hënën, favorizuar edhe nga moti me diell.

Por shkak janë bërë edhe ditët e pushimit, që përkojnë më Ditën Ndërkombëtare të Punës dhe Pashkët.

Sipas policisë së Kosovës, referuar shifrave zyrtare të hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar me Shqipërinë, 53588 qytetarë kanë hyrë në territorin shqiptar përgjatë 4 ditëve të fundit.

Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër, Pashkët ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në fundjavë, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të martën.

Për këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë.

“Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 qytetarë”, thuhet nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës.

Qeveria e mëparshme në Kosovë me kryeministrin Avdullah Hoti kishte miratuar projektligjin, që në ditët e festave zyrtare, kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet më të hënën. Por duket se ky projektligj ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER