Aktualitet

VIDEO | Pakujdesia që mund të vrasë njerëz! Si po rrezikohet jeta e qytetarëve në mes të Tiranës

Përditësimi i fundit: 10/10/2020 - 16:00
Text size Aa Aa

Shkelja e rregullave të ndërtimit në Shqipëri shpeshherë ka qenë temë, e cila është trajtuar nga mediat.

Por, pavarësisht kësaj, shumë subjekte vijojnë të mos respektojnë masat e sigurisë duke vënë në rrezik së pari jetën e punonjësve, por edhe të vetë kalimtarëve.

Një rast i tillë i shkeljes së rregullave vihet re në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Euronews Albania ka siguruar pamje në një pallat, në të cilin po ngrihen në katet e tij të larta tonelata hekur, por pa respektuar asnjë masë sigurie.

Për shkak të mosrespektimit të rregullave teknike, shumë punëtorë në vend kanë humbur jetën, por ky realitet i dhimbshëm duket se nuk po i shqetëson aspak firmat e ndërtimit.