Bota

Gjykata e Moskës hedh poshtë ankesën e kritikut të Kremlinit kundër dënimit me burg

Përditësimi i fundit: 20/02/2021 - 11:16
Text size Aa Aa

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë ankesën e liderit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili ka dalë kundër dënimin të tij me burg.

Gjykata mbështeti vendimin që kritiku i Kremlinit të dërgohet në një kamp të punës së detyruar për gati tre vjet.

Navalny, i cili është në qendër të procedurave të shumta gjyqësore, do të paraqitet në gjykatë në Moskë për herë të dytë të shtunën, për të dëgjuar vendimin.

Të dy seancat dëgjimore vijnë ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) këtë javë bëri thirrje për lirimin e aktivistit rus 44-vjeçar.

Ndërhyrja u refuzua menjëherë nga Moska.

Duke u kthyer në Rusi në janar nga një rimëkëmbje pas helmimit, për të cilën ai akuzoi Kremlinin, Navalny u arrestua me të mbërritur në aeroport dhe u dënua më 2 shkurt me dy vjet e tetë muaj burg për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht.

Arrestimi dhe dënimi i tij ka sjellë edhe reagime nga Bashkimi Europian dhe ndërkohë nuk kanë munguar as protestat në Rusi. 

Lexoni gjithashtu:

Josep Borrell: Rusia nuk dëshiron një dialog konstruktiv me Evropën

Rusia e gatshme të ndërpresë marrëdhëniet me BE, lajmëron ministri i Jashtëm Sergey Lavrov

Tregime të lidhura