“Shkarkimi i Metës” në Kuvend, sot seanca e parë pas zgjedhjeve, diskutohet nisma e PS-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë plenare, pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe çështja kryesore që pritet të diskutohet është nisma e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Sipas maxhorancës, kreu i shtetit ka shkelur nenin 90 të Kushtetutës.

Në materialin prej 41 faqesh theksohet se me mesazhet e dhëna në publik, Meta nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë.

Në seancën e sotme diskutohet edhe dekreti i kreut të shtetit që ktheu ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Socialistët ka mbledhur 50 firma deputetësh për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, kërkesë e cila është depozituar në Kuvend të premten.

Mazhoranca synon që ta mbyllë të gjithë procedurën e shkarkimit të presidentit, brenda korrikut.

Kjo është hera e dytë që shumica socialiste kërkon të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Lexoni gjithashtu:

PS mbledh 50 firma të deputetëve për të shkarkuar presidentin Meta

Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi fakte, Meta: Mos u merrni me shashka

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER