Divorcohet Kim Kardashian, ndahet çifti i famshëm, kujdestari e përbashkët për katër fëmijët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas zëdhënëses së një gjykate në Los Angeles, Kim Kardashian ka nisur procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj, rreperi Kanye West pas gati shtatë viteve martesë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë përfaqësuesit zyrtarë të Kim Kardashian, të cilët kanë theksuar që ndarja ka qenë miqësore dhe që vetë ajo ka kërkuar për një kujdestari të përbashkët të katër fëmijëve të tyre.

Përfaqësuesit e Kanye West, pavarësisht interesit të mediave,  nuk kanë preferuar që të komentojnë në lidhje me këtë lajm.

Kërkesa për divorc vjen pas zërave prej muajsh tashmë që marrëdhënia midis të dyve ishte në krizë.

Kardashian, e cila u bë e famshme nga serialet televizive të llojit reality, u martua me West në maj të vitit 2014, duke u bërë një nga çiftet më të famshme në Hollywood.

Marrëdhënia midis çiftit pësoi krisje për shkak të çrregullimit bipolar të West, krijimit të partisë ‘Birthday Party’ dhe kandidimit të tij për President të Shteteve të Bashkuara, ku ai arriti të fitonte rreth 60 000 vota nga 160 milionë votues amerikanë. 

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER