Analisti politik cilëson paradoks dy votat e opozitës për Lindita Nikollën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për analistin politik Plator Nesturi zgjedhja e Lindita Nikollës Kryetare e Kuvendit me 79 vota “pro” ishte paradoksale. Ai argumentoi se në një ditë kur kishte përplasje mes opozitës nga kjo e fundit rrodhën dy vota “pro” ish-ministres së PS-së.

“Sot ka qenë një ditë paradoksesh, dhe një nga paradokset ka qenë edhe fakti që dy vota kanë ardhur nga opozita. Unë besoj se ato vota që i janë bashkuar, përveç votave që kanë ardhur nga PSD-ja votat shtesë duhet të jenë nga partitë e tjera aleate që kanë qenë me PD-në,” – tha Nesturi.

Sidoqoftë Nesturi nuk e konsideroi si një ngjarje domethënëse këtë për sa kohë PS i kishte votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetë Nikollën kryetare Kuvendi.

Për sa i përket çështjes Basha-Berisha, Nesturi tha se edhe mbajtja në grup parlamentar të tij do të sillte përçarje në PD. Sipas Nesturit kjo do të ndodhte pasi njësoj sikurse Berisha ka mbështetës, PD ka politikanë të rinj që nuk duan ta lidhin fatin e karrierës së tyre me çështjen e tij.

Sipas Nesturit “Basha e ka fituar betejën me Berishën”. Ai tha se me mbështetjen që dha sot ambasada e SHBA, është e qartë që tanimë ka një ndarje të mbështetësve dhe sot “kortezhi i bërë drejt Kuvendit ishte njëlloj solidariteti ndaj tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER